SHBA – Trump: Negociatat me talebanët janë mbyllur përfundimisht

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Negociatat me talebanët, që dukej sikur ishin në prag të një marrëveshje historike pas 18 vitesh luftë në Afganistan, u mbyllën përfundimisht, theksoi sot presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ato janë mbyllur përfundimisht. Për sa më takon, ato janë mbyllur”, iu përgjigj ai një pyetje në lidhje me bisedimet me kryengritësit afganë.

Trump kishte njoftuar të shtunën se kishte anuluar një takim sekret të parashikuar me krerët e talebanëve, që pritej të zhvillohej të dielën në Camp David, për shkak të një sulmi vdekjeprurës në Kabul, ku humbi jetën edhe një ushtar amerikan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.