PRISHTINE, 9 shtator /ATSH/ Gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 13-15°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 24-28°C.
Në zonat malore dhe për gjatë tyre, temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 9-11°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24°C. Era do të e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /KosovaPress/ /a.g/