Harxhi: PD po tkurret çdo ditë, kryetari pa vizion e ktheu partinë në OJQ

TIRANE, 9 shtator/ATSH/- Ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Gerti Bogdanit nga detyra e sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Harxhi thekson se PD po tkurret çdo ditë nga vizioni i kryetarit të marrëveshjeve okulte,  ndërsa shton se “partia më e madhe opozitës do ringrihet vetëm nga një lidership i ri”.

“Largimi i Gerti Bogdanit nga detyra e rëndësishme për politikë të jashtme në PD, tregon se PD po tkurret çdo ditë e më shumë dhe vizioni i kryetarit të marrëveshjeve okulte është ai i kthimit të PD në OJQ. PD do ringrihet dhe vetëm një lidership i ri e shkul qeverinë me themel”, shprehet Harxhi./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.