Agjencia Telegrafike Shqiptare

Futboll – Shqipëria U-21, sfida ndaj Austrisë, shansi i fundit për kualifikim në Europian

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të luajë sot në orën 16:00 ndeshjen e katërt eliminatore të Europianit 2012, përballë Austrisë në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Kuqezinjtë e Alban Bushit luajnë sot shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, pasi në ndeshjet e mëparshme kanë marrë dy barazime dhe një humbje, duke qenë në kuotën e 2 pikëve.

Sot në Durrës vetëm fitorja rikthen në garë 21-vjeçarët, për të shpresuar për kualifikim, teksa çdo rezultat tjetër minimizon shanset e tyre për të pretenduar një kualifikim të mundshëm.

Po për të njëjtin grup, në orën 20:45 të mbrëmjes, në “KCOM Stadium” të Hullit, 21-vjeçarët e Kosovës do të përballen me bashkëmoshatarët e tyre të Anglisë, një sfidë që i paraprin ndeshjes mes përfaqësueseve të mëdha nesër në mbrëmje.

Kosova e ka nisur mjaft mirë këtë fushatë eliminatoresh, duke marrë 6 pikë në dy ndeshjet e para dhe momentalisht janë në krye të renditjes, ndërsa anglezët kanë vetëm 3 pikë, pasi kanë fituar të vetmen ndeshje që kanë luajtur.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version