28 vjetori i Pavarësisë/Ruçi uron homologun maqedonas: Dy vendet tona, rol vendimtar për paqen në rajon

TIRANE, 8 shtator/ATSH/- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë.

Ruçi shprehet se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje, e mike, në një partneritet të ngushtë në kontributin e tyre për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon”.

Gjithashtu, kryeparlamentari Ruçi thekson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende me një rol vendimtar në zhvillimin, paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Të dy vendet tona janë aktualisht drejt kurorëzimit të përpjekjeve të tyre për çeljen e negociatave të pranimit me Bashkimin Europian.  Jam i lumtur të konstatoj se shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin, përparimin e stabilitetin e vendit si edhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian dhe atlantatik”,- shkruhet në letrën e urimit të Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, homologut të tij maqedonas, Talat Xhaferi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.