SOFT NEWS – Merkel? Ngjitet edhe 1 000 metra pa pushuar!

BERLIN, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shumë më e fortë nga sa mendojnë njerëzit, tha alpinisti i njohur italian, Reinhold Messner, sipas një artikulli të botuar në revistën gjermane ”Focus”.

“Nuk mendoj se po e ekzagjeroj kur them se kjo grua është më e fortë nga sa mendojnë njerëzit. Ajo mund të ngjitet 1 000 metra pa pushuar”, theksoi Messner.

Messner i ka takuar Merkelin dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer disa vite më parë.

“Jemi takuar përpara se ajo të bëhej kancelare. Sauer më pyeti nëse kisha ndonjë paketë turistike për pushimet e tyre në Dolomite. Më pas, ne bërë turin e parë së bashku”, shton ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.