Vokshi: Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ – “Shpifjet dhe propaganda anti-opozitare nuk e ndryshojnë dot të vërtetën nr.1 se pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave”, shprehet deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi vijoi se “shpifjet dhe propaganda anti-opozitare nuk ndryshojnë dot as të vërtetën Nr.2 se OSBE/ODIHR konfirmoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje demokratike”.

“E vërteta Nr. 3 është se Elisa Spiropali e di se me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milion eurove në dogana, përfundon në burg, njësoj si shefi i saj politik i bandave”, deklaroi Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi përfundoi se, “bashkë me shqiptarët, ne nuk do ta lejojmë ta çojë edhe Shqipërinë në humnerën ku po bie vetë”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.