Shkolla e Hoteleri-Turizmit “Antoni Athanas” në vëmendjen e bashkisë Sarandë

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ –  Turizmi është “industri” e parë e Sarandës, e cila nuk mund ta ndajë zhvillimin nga profesionistët e rinj. Për këtë arsye shkolla Hoteleri-Turizëm “Antoni Athanas” mbetet aset i këtij qyteti dhe në vëmendjen e parë të Bashkisë.

Kryebashkiaku Adrian Gurma ishte sot në këtë shkollë profesionale, e pasi u njoh me arritjet e saj, u shpreh se tek Bashkia shkolla Hoteleri Turizem “Antoni Athanas” do të gjejë një partner të sigurt. Ai premtoi mbështetje të fuqishme, nxënësve, mësuesve e drejtuesive. Kjo shkolle profesionale, konfirmoi Gurma, do të ishte zgjedhja e duhur, për arsyen e thjeshtë se jep profesion dhe lehtësira për vend pune.

Kreu i Bashkise theksoi se iu drejton edhe prindërve apelin: çojini fëmijët te “Antoni Athanas”, nëse doni profesion dhe vend pune të sigurt

.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.