Shënohet 20-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

PRISHTINE, 6 shtator /ATSH/ -Ministrja në detyrë e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në solemnitetin e organizuar për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku ishin të pranishme edhe personalitetet më të shquara të institucioneve vendore dhe mysafirë të shumtë ndërkombëtarë.

Hoxha ka përgëzuar Policinë e Kosovës, duke theksuar se është krenare me Policinë e Kosovës.

“Përgëzime të sinqerta me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Krenare me Policinë e Kosovës, gëzuar!”, tha Hoxha./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.