SHBA – Pompeo: I papranueshëm reduktimi i angazhimeve iraniane mbi bërthamoren

UASHINGTON, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo i gjykoi sot të papranueshme reduktimet e reja të angazhimeve të marra nga Irani për inkuadrimin e aktiviteteve të tij bërthamore.

“Ata sapo njoftuan se do të vazhdojnë që të bëjnë më shumë kërkime dhe zhvillime mbi sistemet e tyre të armëve bërthamore. Kjo është e papranueshme”, deklaroi ai për një radio lokale të shtetit të Kansasit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.