Lushnjë/ Rikonstruktohet edhe një shkollë tjetër, kushte më të mira për nxënësit

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Edhe një shkollë tjetër iu shtua listës së shkollave të rikonstruktuara së fundmi në bashkinë e Lushnjës.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “10 Korriku” në Dushk do të mirëpresë nxënësit e saj për vitin e ri shkollor 2019-2020 me ambiente të rikonstruktuara, kushte optimale për zhvillimin e procesit arsimor dhe hapësira sportive.

Nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë në ambiente me kushte më të mira, ndërsa bashkia është angazhuar për plotësimin e gjithë infrastrukturës arsimore.

Konkretisht së fundi, bashkia e Lushnjës ka ndërhyrë në 7 shkolla, duke përmirësuar kushtet për nxënësit. Bashkia ka investuar në dy shkolla të Fier-Sheganit, dy shkolla të Krutjes, në shkollën 9-vjeçare në Karbunarë të Vogël, në shkollën 9-vjeçare “4 Dëshmorët”, si dhe ka nisur punën për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Thanas Bozo”, Kolonjë. /a.g/

/m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.