Gjirokastër/ Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e mbetjeve urbane, shtrohet dhe një rrugë

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Bashkia Gjirokastër po vijon ndërhyrjet për pastrimin e mbetjeve urbane dhe largimin e inerteve nga mjediset publike.

Aksioni i skuadrave të Agjencisë së Shërbimeve Publike vazhdoi me më shumë intensitet në mjediset e varrezave publike Gjirokastër dhe Lazarat.

Po ashtu, ndërhyrjet janë kryer edhe tek gjimnazi “Asim Zeneli”, pranë shkollës “Koto Hoxhi”, lagjia Varosh si dhe në lagjen Palorto.

Në rrugën e lagjes Palorto, ndërhyrja është bërë pas denoncimit të një qytetari pranë Kryetarit të Bashkisë.

Ndërhyrja tejkaloi parashikimet e qytetarit, pasi përveç pastrimit skuadrat shtruan edhe një pjesë të kësaj rruge. /a.g/

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.