Gjimnazi “Leonik Tomeo” në Durrës me laboratorë tërësisht funksionalë

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ – Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka qenë sot në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës. Gjimnazi më 16 shtator, do të mirëpresë rreth 1000 nxënës me laboratorë tërësisht funksionalë kimie, biologjie, fizike dhe informatike; me 3 klasadigjitale; sistem ngrohjeje; palestër; fusha sportive.

Ministrja shprehu kënaqësinë për takimin edhe me 5 super-maturantët yje të këtij gjimnazi, të cilët janë pranuar në Universitetin e Mjekësisë falë suksesit të arritur në studime.

Gjatë kësaj vizite Shahini shpërndau libra falas për nxënës të kategorive të veçanta, si dhe me oficerin e sigurisë diskutuan tematika të ndryshme në funksion të krijimit të një mjedisi të sigurt dhe marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet nxënësve, stafit të shkollës, prindërve dhe komunitetit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.