BAHAMAS – Viktima dhe mijëra të zhdukur prej uraganit Dorian

BAHAMAS, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Bilanci i fundit i uraganit Dorian në Bahamas është rritur në të paktën 30 viktima, ndërkohë që rezultojnë mijëra të zhdukur.

Web-i DorianPeopleSearch.com, rendit emrat e mbi 5 500 individëve të zhdukur, ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Rreth 220 000 shtëpi dhe biznese në Karolinën e Jugut kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të uraganit që ka mbërritur në SHBA.

Ndër qytetet më të prekura nga ndërprerja janë Charleston, Berkeley dhe Dorchester.

Numri i klientëve të mbetur në errësirë arrin në 267 mijë në  Karolinën e Veriut  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.