“Stop Informalitetit”, 13.095 qytetarë shkarkojnë aplikacionin

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se deri tani 13.095 qytetarë kanë shkarkuar aplikacionin “Stop Informalitetit”.

“Aplikacioni që të mundëson të mos heshtësh përballë abuzimit, gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…”, u shpreh Rama.

Duke publikuar fotografi nga zbatimi i aksionit në terren, Kryeministri ftoi qytetarët që nëse nuk e kanë shkarkuar ende këtë aplikacion ta bëjnë tani dhe të bashkohen me këtë përpjekje madhore për zhvillimin e vendit.

“Denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave 100% i garantuar. Faleminderit kujtdo që bëhet pjesë e kësaj përpjekje sa të vështirë, aq të domosdoshme për Shqipërinë që duam”, tha Rama.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.