Integrimi i Shqipërisë/Soreca-Hahn: Vazhdim i reformave

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se “është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë të përqendrohet në arritjen e rezultateve në procesin e reformave”.

Ambasadori Soreca publikoi një foto nga takimi me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, të cilin e informoi mbi zhvillimet në Shqipëri.

“I kënaqur që informova Komisionerin Johannes Hahn mbi zhvillimet e fundit të situatës politike në Shqipëri. Në kuadër të vendimit të tetorit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave të pranimit, është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë të përqendrohet në arritjen e rezultateve në procesin e reformave. BE për Shqipërinë”, u shpreh Soreca./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.