VATIKAN – Papa Françesku fillon turin afrikan

VATIKAN, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Papa Françesku nisi sot një tur në vendet afrikane, ku filimisht do të shkojë në Mozambik.

Avioni i kompanisë ”Alitalia”, tip Airbus A-330 u ngrit në 08:07 nga aeroporti “Leonardo Da Vinci” i Romës.

Gjatë shtatë ditëve të qëndrimit në tre vende afrikane janë në program një sërë takimesh.

Papa Françesku do të mbajë 15 fjalime gjatë këtij udhëtimi jashtë vendit, i cili pason atë treditor në Rumani, nga 31 maji deri 2 qershorin e kaluar.

Kthimi i Papës në Itali nga Madagaskari është caktuar për të martën e ardhshme, 10 shtator./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.