LONDËR – Qeveria prezanton prioritetet buxhetore para zgjedhjeve të mundshme

LONDËR, 4 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri i Financave, Sajid Javid do të prezantojë sot prioritetet buxhetore të qeverisë konservatore të Boris Johnson dhe do të njoftojë gjithashtu shpenzimet në shërbimet publike, me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ky plan buxhetor, që parashikon të fokusohet veçanërisht në sektorin arsimor, shëndetësor dhe të policisë, për vitin 2020-2021 ka shkaktuar pasiguri lidhur me Brexit, data e të cilit është vendosur aktualisht më 31 tetor, por që mbetet më shumë se kurrë i rrethuar nga pasiguri.

“Në sajë të punës së popullit britanik përgjatë dekadës së fundit, ne nuk mund të lejojmë më shumë shpenzime për prioritetet e popullit duke respektuar rregullat buxhetore”, theksoi komunikata e Ministrisë së Financave.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se do të depozitonte një mocion në Parlament për të thirrur zgjedhje të parakohshme, menjëherë pasi u refuzua nga deputetët, të cilët miratuan një mocion që parashikonte shtyrjen e Brexit-it, parashikuar më 31 tetor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.