Agjencia Telegrafike Shqiptare

IRAN – Teherani kërkon 15 miliardë dollarë për kthimin në marrëveshjen bërthamore

TEHERAN, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Irani do të pranojë të kthehet për të respektuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 vetëm “nëse BE do të hapë një linjë kredie prej 15 miliardë dollarësh për një periudhë katër mujore”, kredi e cila do të ndihmojë në pagimin e eksporteve të ndërmarrjeve të naftës, të cilat duhet të rifillojnë drejt vendeve europiane.

Kjo kërkesë u deklarua nga zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pas bisedimeve që pati Paris për të gjetur një marrëveshje që kompenson Republikën Islamike për humbjet e pësuara me rivendosjen e sanksioneve të rënda nga SHBA të filluara prej majit të vitit 2018, që pasoi edhe me daljen e Uashingtonit nga e njëjta marrëveshje.

Megjithatë, Araghchi tha se ”kishte dyshime nëse europianët do ta ndërmerrnin një hap të tillë”.

Në mungesë të një marrëveshjeje, Irani ka njoftuar se do të bëjë një hap të tretë në pezullimin e detyrimeve të tij të parashikuara nga marrëveshja bërthamore./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version