TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Është konstituuar sot Këshilli i qarkut Fier. Në prani të prefektit të qarkut Fier, deputetëve e kryetarëve të bashkive është zhvilluar mbledhja e parë e këtij këshilli.
Këshilli i Qarkut Fier përbëhet nga 31 anëtarët (8 – Fieri, 6 – Lushnja, 5 Divjaka, 4 Patosi, 4 Roskoveci dhe 4 Ballshi).
Ky këshill nëpërmjet procesit të votimit të fshehtë zgjodhi dhe kryetarin e ri të Këshillit të Qarkut Fier, Evis Sema, e cila mori shumicën absolute të votave.
Gjatë këtij votimi, u zgjodhën edhe te gjitha struktura e këtij këshilli. Kryetarja Evis Sema vjen në krye të këtij institucioni pas drejtimit për katër vite të këshillit të bashkisë Fier. /j.p/
