Basha me Kostelancik: Në fokus të bisedës, fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve

TIRANË, 4 shtator /ATSH – I. Vata/ – Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe rikthimi i sundimit të ligjit, ka qenë fokusi i diskutimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me zyrtarin e lartë të DASH, David Kostelancik.

Basha tha se pati një diskutim shumë të hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i sundimit të ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”, theksoi ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.