AUSTRALI – Ekonomia ngadalëson rritjen

SIDNEJ, 4 shtator /ATSH-DPA/  – Ekonomia e Australisë u ngadalësua në shifrën më të ulët gjatë 10 viteve të fundit, me 0,5% në tremujorin e dytë, sipas të dhënave zyrtare.

Zyra australiane e Statistikave raportoi se PBB-ja e vendit u rrit me 0,5%, në terma të rregullta sezonale, gjatë tremujorit të dytë, kurse gjatë 12 muajve të mëparshëm me 1,4%.

Eksportet neto u rritën 0,6% për shkak të eksporteve nga sektori i minierave, ku fitimet u rritën 10,6%.

Ky është rekordi më i keq i rritjes vjetore që nga viti 2009, pas krizës globale financiare./ /ervo/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.