UASHINGTON – Një marrëveshje SHBA-talebanë parashikon tërheqjen e 5 400 ushtarëve

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH- ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin 5 400 ushtarë nga Afganistani brenda 135 ditëve nga nënshkrimi i një marrëveshje me talebanët, si faza e parë e asaj që duhet të jetë një tërheqje graduale e të gjithë 14 000 ushtarëve të pranishëm, deklaroi dërguari special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad.

Khalillzad deklaroi se SHBA kanë arritur një marrëveshje “në parim” me kryengritësit, por duke paralajmëruar se “nuk do të jetë përfundimtare derisa të jetë miratuar nga presidenti Trump”./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.