TEKNOLOGJI – Audi përparon në reduktimin e gazrave për modelet Euro6

BERLIN, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i makinave, Audi këmbëngul se po bën përparime në riciklimin e automjeteve të tij me naftë përballë lajmeve se nuk po bënte asgjë për këtë çështje.

Progres është arritur edhe me autoritetin gjerman të licencimit të automjeteve, KBA, i cili në fund të vitit 2017 urdhëroi kompaninë Audi të hiqte programet mashtruese të softwerit nga motorët e tij me naftë.

KBA gjithashtu ka urdhëruar tërheqjen e mijëra automjeteve Audi nga rrugët dhe ka vendosur afate të rrepta për azhornimet e softverit të konvertimit./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.