Kosovë/Parashikimi i motit, 3 shtator

PRISHTINE, 3 shtator /ATSH/ -Një front i ftohtë që pritet të depërtojë nga Europa qendrore në lindje të rajonit do të sjellë ditëve në vijim ndryshim të kushteve meteorologjike.

Dy ditët në vijim do të ketë shtim të vranësirave e vende-vende priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, kryesisht në natën në mes së martës dhe mërkurës.

Në aspektin termik edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të theksuar nga vlerat e larta që mbizotëruan këto ditë.

Për sot, meteorologët parashikojnë intervale më të gjata me diell gjatë paradites. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e më vonë mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 4-14m/s. Indeksi UV: 7. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.