Investimi në ujësjellësin e Vaut të Dejës, furnizim 24 orë me ujë për rreth 6 mijë banorë

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Investimi i ri në ujësjellësin e Vaut të Dejës do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 5.832 banorë të kësaj zone.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve do të nisë së shpejti investimin për ujësjellësin e Vaut të Dejës.

“Sistemet tona të ujit kanë nevojë për investime të vazhdueshme, që qytetarët të aksesojnë ujë të pijshëm pa ndërprerje e me cilësi”, thuhet në një njoftim të AKUM.

Aktualisht, Vau i Dejës furnizohet 7 orë në ditë me ujë të pijshëm dhe ka një rrjet ujësjellësi të amortizuar me 61.5% lidhje pa matësa uji.

Investimi i ri do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi, si dhe instalim të matësave për çdo familje./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.