BRUKSEL – KE: Londra asnjë propozim për BE-në

BELGJIKË, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe nuk ka bërë akoma një propozim konkret për të shpëtuar marrëveshjen mbi Brexit-in dhe perspektiva e një divorci pa marrëveshje mbetet një mundësi shumë e qartë, vlerësoi sot Komisioni Europian.

“Po bëjmë diskutime në nivel teknik me Londrën, por, në këtë fazë, nuk mund të themi se janë bërë propozime konkrete dhe që ne i kemi shqyrtuar”, deklaroi zëdhënësi i ekzekutivit europian, gjatë konferencës së përditshme të shtypit.

Këto komente vijnë në një kohë, kur kryeministri britanik, Boris, Johnson, rishprehet se do të largohen nga BE me ose pa marrëveshje, më 31 tetor, gjë që disa nga ministrat britanikë po përpiqen ta shmangin.

Londra duhej të paraqiste propozime të reja, për të zëvendësuar “backstop”-in, por deri më sot nuk ka pasur dhe ndërmjetësi i BE-së, Michel Barnier, e përjashton rinegocimin e kësaj dispozite./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.