4 vajzat e mbetura jetime në Peshkopi, përkujdesje të posaçme

TIRANË, 3 shtator/ATSH/A. Fortuzi/- Kryeministri Edi Rama njofton lajmin e mirë se 4 vajzat e familjes Karazajmi, kanë një shtëpi të re në Tiranë.

Sipas Kryeministrit Edi Rama, shtëpia e re ka ardhur falë solidaritetit të “Fundjavë Ndryshe” dhe Olta Xhaçkës, deputete e zonës. “A ju kujtohet fatkeqësia tronditëse e 4 vajzave të mbetura jetime në fshatin e vogël të Peshkopisë?

Ato tanimë janë bërë me shtëpinë e tyre, falë solidaritetit me “Fundjavën Ndryshe” dhe Olta si deputete e zonës, është përkujdesur posaçërisht gjatë tërë kësaj kohe për kopshtin, shkollën, kujdesin mjekësor, pushimet e verës…”, thekson Rama. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.