SHBA – McMaster: Evakuim i detyrueshëm për shkak të Dorianit

KAROLINA E JUGUT, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster urdhëroi evakuimin e bregdetit të shtetit të tij, ndërsa uragani Dorian zbarkoi në Bahamas me një stuhi të kategorisë 5.

”Evakuimi i detyrueshëm i të gjithë bregdetit do të jetë efektiv duke filluar nga ora 12:00”, deklaruan zyrtarët e shtetit.

“Ky është një uragan shumë serioz, me një shpejtësi prej 250 kilometra në orë, thënë ndryshe është më i forti në historinë moderne”, tha McMaster në një konferencë për shtyp.

“Me këtë njoftim e dinim se nuk mund t’i bënim të gjithë të lumtur, por besojmë se mund t’i mbajmë gjallë”, përfundoi ai./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.