Projektet në infrastrukturë, Haradinaj: Kosova po transformohet

PRISHTINË, 2 shtator /ATSH/ Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se implementimi i projekteve të shumta infrastrukturore po i jep dimension të ri zhvillimor komunës së Suharekës, duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Kënaqësi që, sot, së bashku me banorët dhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, të merrja pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc. Një tjetër investim i rëndësishëm në Suharekë, pasqyrë reale se Kosova po transformohet”, u shpreh ai./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.