Pakti për Universitetin/ Studentët e Mjekësisë, praktikë klinike në Laboratorin e Kontrollit Mjekësor Bazë

TIRANË, 2 shtator /ATSH/- Një grup prej tre studentësh nga Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore po kryejnë praktikën klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë, në kuadër të Paktit për Universitetin.

“Migerta është studente e degës Teknikë Laboratori dhe përpos studimeve, praktikën klinike, aq të rëndësishme për formimin e saj, po e kryen në një laborator modern, me teknologji të avancuar”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Si Migerta, grupi i tre studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori po kryejnë praktikën klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë. Një tjetër premtim i mbajtur në kuadër të Paktit për Universitetit”, tha Manastirliu. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.