GREQI – Fillon largimi i azilkërkuesve nga Lesbos drejt kontinentit

LESBOS, 2 shtator /ATSH-DPA/- Greqia filloi largimin e azilkërkuesve nga Lesbos drejt pjesës kontinentale të vendit për të ulur presionin mbi kampet e mbipopulluara.

Një traget transportoi 640 njerëz, kryesisht të mitur, gra dhe familje drejt Selanikut.

”Qeveria planifikon të zhvendosë 1 500 njerëz nga Lesbos”, tha televizioni shtetëror grek, ERT.

Kapaciteti është 6 338 persona, por ishujt aktualisht kanë rreth 25 000 azilkërkues dhe migrantë që jetojnë në kushte të këqija.

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se 23 700 persona mbërritën në Greqi me det që nga fillimi i këtij viti.

Sipas një marrëveshjeje BE-Turqi 2016, Greqia i mban të ardhurit në ishujt e saj për të përpunuar kërkesat e tyre për azil.

Disa lejohen në BE, ndërsa pjesa tjetër kthehen në Turqi./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.