GJERMANI – BQE: Libra e FB mund të dëmtojë BQE-në dhe euron

ANKARA, TURKEY - JULY 12: Screens of a smart phone and a laptop display the logos of Libra and Facebook in Ankara, Turkey on July 12, 2019. (Photo by Aytac Unal/Anadolu Agency/Getty Images)

FRANKFURT, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Një anëtarësim i madh në kriptomonedhën Libra njoftuar nga Facebook mund të dëmtojë politikën monetare të zonës euro dhe monedhën unike, deklaroi një zyrtar i lartë i Bankës Qendrore Europiane.

Libra, projekti i monedhës virtuale, i mbështetur në monedhat e programuara në qershor nga Facebook për gjashtëmujorin e parë 2020, ka ngjallur që prej asaj kohe mosbesimin e bankierëve qendrorë, të politikave dhe rregullatorëve në botë.

“Në funksion të nivelit të pranimit të Libras dhe ekuilibrimit të euros në shportën e saj të rezervave, kjo mund të reduktojë kontrollin e BQE-së mbi euron, të dëmtojë mekanizmin e transmetimit të politikës monetare (…) dhe të minojë pozicionin ndërkombëtar të monedhës unike, si për shembull duke ulur kërkesën”, theksoi Yves Mersch, anëtar i drejtorisë së institutit monetar.

Gjiganti amerikan Facebook shpreson të përfitojë nga më shumë se dy miliardë përdorues për t’u vendosur në pagesa, shërbime financiare dhe tregti në internet./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.