FUTBOLL – Navas nënshkruan për katër vite me PSG-në, Areola shkon tek Real Madrid

PARIS, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Klubi francez i PSG-së zyrtarizmi sot nënshkrimin për katër vite me portierin Keylor Navas i cili vjen nga “Real Madridi”, ndërkohë që Alphonse Areola (PSG) i është dhënë hua për një vit klubit spanjoll por pa mundësinë e blerjes.

Ardhja e Navas, 32 vjeç, përmbyll një ripërtëritje të plotë të këtij pozicioni në klubin parisien, që ishte në kërkim të një portieri të talentuar që prej blerjes së klubit nga ana e katariotëve në vitin 2011. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.