FRANCË – Një delegacion iranian në kërkim të shpëtimit të marrëveshjes bërthamore

PARIS, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi viziton sot Francën së bashku me një delegacion ekonomik të Teheranit për të diskutuar masat e domosdoshme për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 si edhe për të diskutuar për sigurinë detare në Gji dhe në Ngushticën e Hormuzit.

Vizita vjen pas një bisede telefonike midis presidentit iranian, Hassan Rohani dhe atij francez Emmanuel Macron, në vijën e parë të ndërmjetësimit me SHBA-së, i cili ishte takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Mohammad Javad Zarif.

Republika Islamike ka bërë të ditur se është e gatshme për të ndërmarrë një fazë të tretë bisedimesh nëse partnerët europianë nuk do të garantojnë stimuj adekuatë ekonomikë për të kompensuar efektet e rënda të sanksioneve amerikane mbi ekonominë e vendit.

Në veçanti, Teherani kërkon që të rifillojë sa më parë eksportet e naftës./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.