Dje dhe sot/ Spiropali: Kuqezinjtë e meritojnë një stadium të këtyre përmasave

TIRANË, 2 shtator /ATSH – I. Vata/ – “Skuadra kuqezi e ka hak një stadium të këtyre përmasave”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, duke sjellë në vëmendje pamjen e dikurshme të stadiumit dhe atë të sotme, kur është drejt përfundimit.

Spiropali theksoi se deri dje, stadiumi ishte një ngrehinë që mbrohej me pseudopatriotizëm nga ata që s’kanë lidhje me të bukurën.

“Këtë nuk e them për patriotizëm virtual, por me ndjenjën e fortë të përkatësisë si qytetare e këtij vendi, që deri dje përhumbte nga shëmtia e një ngrehine që mbrohej me pseudopatriotizëm nga ata që vetëm me punën e të bukurën s’kanë lidhje”, shprehet ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.