Telecompaper: Me 500% rritje, Shqipëria në 10 vendet që tërheq më shumë thirrje roaming

STOKHOLM, 31 gusht /ATSH/ – Shqipëria regjistroi një rritje prej 500% duke e u renditur e gjashta për përdorimin e roamingut në Europë, sipas kompanisë së njohur suedeze 3Sweden që njoftoi edhe për një tjetër rritje të trafikut në rrjetin telefonik për muajin korrik, shkruan Telecompaper, që i kushtohet teknologjisë së telekomunikacionit.

Në raportin ”Surf Summer 2019” të kompanisë theksohet gjithashtu një ngjitje në klasifikim e Shqipërisë si një destinacion për pushimet verore.

Vendi më popullor në BE për përdorimin e roaming ishte Spanja, veçanërisht qyteti i Majorkës.

Mesatarja e BE-së në përdorimin e roamingut u rrit me 700%.

Jashtë BE-së, e para renditet Turqia, me një rritje prej 1300%.

Nga ana tjetër Shqipëria regjistroi një rritje me 500% duke e u renditur e gjashta për përdorimin e roamingut në Europë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.