Targat e veçanta/ Edhe 175 të tjera në furnizimin e gjashtë

TIRANË, 31 gusht /ATSH/- Model super të suksesshëm e ka cilësuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) shërbimi online të “Targave të Veçanta”.

DPSHTRR furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me Targa të Veçanta nga prodhimi i Drejtorisë së Transportit dhe Shërbime.

Furnizimi i 6-të, në datën 31 gusht 2019, shënon një total të këtyre targave në 175 copë për automjete me seritë nga AA 001 YS – AA 999 YX (kombinimet numërore shembull: 001/111/101/100);

DPSHTRR bën të ditur se, të interesuarit e Targave të Veçanta, përmes shërbimit online tani edhe mund të rezervojnë targën që duan.

Në tetor të këtij viti DPSHTRR, feston 20-vjetorin e themelit të saj, që sot është një nga entet publike më të konsoliduara dhe mirënjohura për shërbimet cilësore, progresin e suksesin si organizatë. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.