Berat, rikualifikohen hapësirat e gjelbra edhe nëpër lagje

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Bashkia e Beratit po vijon punën për rikualifikimin e hapësirave të gjelbra jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe nëpër lagje, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë gjelbërim dhe pastërti.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se do të shtohet vëmendja ndaj hapësirave të gjelbra.

“Vëmendje maksimale për hapësirat e gjelbra. Këto hapësira do të shtohen shumë shpejt në qytet, e sigurisht me projekte të reja për banorët”, – thotë Demo. /z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.