Agjencia Telegrafike Shqiptare

Zyrtare, Sanchez transferohet tek “Interi”

TIRANË, 30 Gusht /ATSH/ -Alexis Sanchez është futbollisti më i ri i Interit.

Mungonte vetëm zyrtarizimi por tashmë edhe ai ka ardhur.

Sulmuesi kilian është transferuar te zikaltrit në huazim të thjeshtë nga Manchester United, ndërkohë që paga e tij vjetore do të ndahet mes dy klubeve me Interin që do ta paguajë 5 milionë euro neto 30-vjeçarin, ndërsa 7 milionë të tjera neto “Nino Maravillës” do t’ia paguajë United.

Me afrimin e Sanchez, Interi kompleton sulmin duke u përforcuar me një tjetër lojtar shumë cilësor pas Romelu Lukakut që gjithashtu erdhi nga Manchester United.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version