Vatër zjarri në ishullin e Sazanit, në terren efektivë të Forcës Detare

TIRANË, 30 gusht/ATSH/- Ministria e Mbrojtjes, njofton se një  vatër zjarri është konstatuar në ishullin e Sazanit.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, “16 efektivë të Forcës Detare janë në terren e po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit. Anija e shërbimit e FD është në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.