SHBA – Uashingtoni sanksionon kompanitë detare në Tajvan dhe Hong Kong për bashkëpunim me Phenianin

UASHINGTON, 30 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja vendosi sanksione sot kundër tre kompanive detare me qendër në Tajvan dhe Hong Kong si dhe shumë individëve të akuzuar se ndihmojnë Korenë e Veriut që të anashkalojnë sanksionet ekonomike të imponuara nga Uashingtoni dhe OKB-ja.

“Kompanitë detare që zhvillojnë sipërmarrje me Korenë e Veriut ekspozohet ndaj një rreziku të lartë për t’u sanksionuar, pavarësisht metodave që aplikojnë për të fshehur veprimet”, shkruan Thesari amerikan në një komunikatë.

Bëhet fjalë për kompaninë “Jui Pang Shipping Co Ltd”, “Jui Zong Ship Management Co Ltd” dhe “Jui Cheng Shipping Company Limited”, me qendër në Hong Kong. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.