TIRANË, 30 gusht /ATSH/- Brigada e mirëmbajtjes së Nënstacionit energjetik të Njësisë Operacionale Energjetike, përfundoi me sukses remontin e zbarave të seksionit të I-rë, të traktit seksionues në N/Stacionin 400kV në Elbasan.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, (MIE) bën të ditur se, punimet në remonte, riparime dhe mirëmbajtje të rrjetit energjetik në të gjithë vendin, ka ndikuar në përmirësimin e furnizimit me energji të abonentëve.
Sipas MIE-t, programi i investimeve në sektorin energjetik po prek çdo hallkë që rrezikonte defekte, madje dhe në ato sisteme, ku kish munguar prej vitesh, ‘dora’ e rikonstruksionit.
Rezultatet e pritshme të investimeve kanë dhënë impakt në arritjen e treguesve pozitivë në shumë drejtime.
Kështu Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka përmbyllur me sukses 7 mujorin e parë të 2019.
Administrimi efikas i kaskadës së HEC-eve duke arritur një nivel optimal shfrytëzimi e duke rritur efiçencën në menaxhimin operacional e tregtar ka rritur të ardhurat dhe ulur shpenzimet.
Përmbushje 100% e të gjitha detyrimeve për furnizimin me energji si dhe mbulim i humbjeve ne rrjet. Rritja e treguesve tregtarë ka bërë të mundur vijimin e investimeve te rëndësishme në KESH. e.xh/j.p/
e.xh/