Negociatat/ Lajçak: Vendimi për Shqipërinë dhe MV vendimtar për zgjerimin e BE-së

HELSINKI, 30 gusht /ATSH-MIA/ – Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak paralajmëroi se vendimi i ardhshëm për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë vendimtar për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian.

“Takimi në tetor do të dërgojë një sinjal të fuqishëm. Do të tregojmë se sa seriozë jemi”, theksoi ai.

“Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm”, paralajmëroi Lajçak para mbledhjes joformale të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor që po mbahet në Helsinki ku po diskutohet për situatën në rajon.

Mes temave më të rëndësishme është mundësia për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin mes Brukselit, Shkupit dhe Tiranës në bazë të vendimit të BE-së në qershor kur vendet anëtare u detyruan të marrin vendim përfundimtar për fillimin e procesit të anëtarësimit në tetor./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.