TURQI – Erdogan refuzon çdo vonesë nga SHBA për zonën e sigurisë në Siri

ANKARA, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se nuk do të pranonte vonesa nga ana e SHBA-së për vendosjen e një zone sigurie në verilindjen siriane, sipas deklaratave të publikuara sot në shtyp.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë vonesë (…) Duhet që procesi të avancojë sa më shpejt”, deklaroi Erdogan për gazetarët.

Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dokord më 7 gusht, në përfundim të bisedimeve të vështira, për vendosjen e një zone tampon mes kufirit turk dhe zonave siriane të kontrolluara nga milicët kurdë mbështetur nga Uashingtoni.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu amerikan Donald Trump ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre në rajonin sirian të Idlebit, ku një ofensivë po vazhdon kundër xhihadistëve dhe rebelëve, për të penguar kriza të tjera humanitare, njoftoi sot Ankaraja. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.