TURQI – Ankaraja dhe Uashingtoni do të vazhdojnë bashkëpunimin në Idleb

IDLEB, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu amerikan Donald Trump ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre në rajonin sirian të Idlebit, ku një ofensivë po vazhdon kundër xhihadistëve dhe rebelëve, për të penguar kriza të tjera humanitare, njoftoi sot Ankaraja.

Dy presidentët, të cilët kanë zhvilluar një bisedë telefonike dje në mbrëmje, kanë për objektiv të përbashkët të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për mbrojtjen e civilëve në Idleb (…) dhe për të penguar kriza të tjera humanitare”, sipas presidencës turke.

“Që prej fundit të prillit, bombardimet e regjimit sirian dhe aleatit rus kanë shkaktuar vdekjen e 900 civilëve në rajonin e Idlebit”, sipas Observatorit sirian të të Drejtave të Njeriut.

Në vizitë zyrtare në Moskë, Erdogan ndau një ditë më parë shqetësimin e madh përsa i përket këtij rajoni veriperëndimor të Sirisë dhe theksoi se Ankaraja do të regojë nëse trupat e saj vihen në rrezik.

Pas disa muajve bombardime intensive nga aviacioni rus dhe sirian, forcat e ushtrisë së presidentit sirian, Bachar al-Assad kanë ndërmarrë që prej fillimit të gushtit një ofensivë tokësore duke rimarrë disa lokalitete të rëndësishme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.