Teknologji moderne për grupet e Taskforcës së Transportit Rrugor

TIRANË, 29 gusht /ATSH – I. Vata/ –  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për të garantuar inspektimin transparent në rrugë ka pajisur me teknologji moderne grupet e Taskforcës së Transportit Rrugor.

Grupet e Task-Forcës së Transportit Rrugor janë të pajisur me  kamera trupore për inspektorët. Verifikimi kryhet me prova filmike e ndërlidhje në kohë reale.

“Shmangie e subjektivitetit me qytetarët/operatorët gjatë kontrolleve. Blic sinjalizuese për të rritur sigurinë në terren. Punë dhe devotshmëri për t’u përmirësuar çdo ditë”, shprehet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.