Mat, institucionet arsimore, gati për 16 shtatorin

TIRANË, 29 gusht /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Mat ka vazhduar punën për përgatitjen e institucioneve arsimore në të gjitha njësitë administrative për fillimin e vitit të ri shkollor, 2019-2020.

Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj deklaroi sot se të gjitha institucionet arsimore në këtë bashki do të jenë gati për nisjen e viti të ri shkollor.

“Më 16 shtator fillon viti i ri mësimor dhe shkollat po bëhen gati për të pritur nxënësit. Prej disa ditësh po punohet në shkollat e qytetit ku po bëhen ndërhyrje në rrjetet elektrike dhe sanitare si dhe lyerjen e shkollave për të vazhduar më pas në fshatra”, tha ai.

Ndërhyrja në shkollat dhe kopshtet e Matit ka të bëjë me sistemimin e sistemi hidraulik, elektrik, lyerjet dhe sistemimin e çdo parregullsie, deri te pastrimi i ambienteve brenda dhe jasht rrethimit të shkollave dhe kopshteve. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.