Haradinaj kujton flijimin e familjes Salihu: Dëshmi se çfarë çmimi kemi paguar për liri

PRISHTINE, 29 gusht /ATSH/ -Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se duke kujtuar luftën dhe flijimin e familjes Salihu të Shushicës së Istogut, nderojmë sakrificën e familjeve anekënd Kosovës, të cilat u martirizuan për lirinë e atdheut.

“Rënia e Isë, Shaban, Milaim, Hysen, Abedin, Arben, Fatime e Hysni Salihaj, si dhe nipit të tyre Nazmi Gashi nga Vajniku i Skenderajt, është dëshmi se çfarë çmimi ka paguar populli ynë në përpjekjet për të drejtën tonë. Lavdi e përjetshme!”, tha  Haradinaj./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.