BERLIN, 29 gusht /ATSH-DPA/- Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis u takua në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani që nga marrja e detyrës në muajin korrik.
Të dy udhëheqësit diskutuan mbi migracionin dhe investimet gjermane në Greqi, të cilat Mitsotakis dëshiron të rrisë.
Ende nuk është e qartë nëse kryeministri grek do të dëshironte të tregojë pagesat e dëmshpërblimit të Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, të cilën vendi e ka kërkuar vazhdimisht ndër vite.
Vetëm disa ditë para 80 vjetorit të pushtimit të Polonisë, çështja u kthye në vëmendje – dhe nën paraardhësin e Mitsotakis, Alexis Tsipras, ku Greqi kërkoi që të hapnin zyrtarisht negociatat për dëmshpërblim nga ana e Gjermanisë. /os/j.p/